Trençevska: Takimet me të rinjtë gjithmonë çojnë në diskutime të frytshme dhe ide progresive
- Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot së bashku me përfaqësues nga Ambasada Zvicerane, UNFPA, sektori i biznesit dhe Akademia, u takuan me studentë të profileve të ndryshme studimore nga Universiteti Shën Cirili e Metodi, gjatë së cilës ata diskutuan rëndësinë e shëndetit mendor si dhe planet dhe aspiratat e tyre të ardhshme.
- Post By Sara Ademi
- 19:07, 22 shkurt, 2023
Shkup, 22 shkurt 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot së bashku me përfaqësues nga Ambasada Zvicerane, UNFPA, sektori i biznesit dhe Akademia, u takuan me studentë të profileve të ndryshme studimore nga Universiteti Shën Cirili e Metodi, gjatë së cilës ata diskutuan rëndësinë e shëndetit mendor si dhe planet dhe aspiratat e tyre të ardhshme.
"Siç njoftojnë nga MPPS, Trençevska ndau përvojat e saj me studentët dhe në një bisedë të drejtpërdrejtë theksoi rëndësinë e proaktivitetit të të rinjve për përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve në vend. Në takim, nxënësit, përmes shembujve të tyre, theksuan sfidat me të cilat ballafaqohen gjeneratat e reja, nevojën për ngritje të vazhdueshme si të të rinjve ashtu edhe të rriturve, si dhe nevojën e shkëmbimit të përvojave, të cilat, siç thanë ata do të ishte vërtet e dobishme.
Takimi përfundoi me ndarjen e ideve progresive të të rinjve për përmirësimin e sistemeve në shtet, si dhe me konkluzionin e përbashkët që secili prej të pranishmëve, si aktorë përkatës, të ketë pjesë në mbarëvajtjen e të gjitha proceseve në shtet. sa/