• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trençevska: Secili ka rol aktiv në luftën kundër dhunës, ajo nuk zgjatë vetëm këtë 16 ditë aktivizëm

Trençevska: Secili ka rol aktiv në luftën kundër dhunës, ajo nuk zgjatë vetëm këtë 16 ditë aktivizëm
Shkup, 25 nëntor 2022 (MIA) – Me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe fillimin e fushatës ndërkombëtare – 16 ditë aktivizëm kundër dhunës së bazuar gjinore ndaj grave dhe vajzave, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sonte ishte e pranishme në ngjarjen “Dallo, blloko dhe denonco – dhunë digjitale dhe lloje të tjera të dhunës ndaj grave dhe vajzave“. Siç informon MPPS-ja, në ngjarjen morën pjesë agjencitë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Delegacionit të BE-së dhe OSBE-së në vend, si dhe përfaqësues të organizatave dhe institucioneve qytetare. Me temën e sivjetme: “Tentoni! Aktivizëm për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave”, thirrja u drejtohet të gjithëve për t’u përfshirë në dhënien e fund të dhunës ndaj grave dhe vajzave, të tregojnë mbështetje dhe solidaritet me aktivistët për të drejtat e grave dhe të kundërshtojnë çfarëdo formë të dhunës. Ministrja Trençevska në fjalimin e saj theksoi se tema e ngjarjes “Dallo, blloko dhe denonco – dhunë digjitale ose lloje të tjera të dhunës ndaj grave dhe vajzave“, bën të ditur para së gjithash në rëndësinë e dallimit të dhunës, që është element kyç për parandalimin dhe pengimin e saj. Bëri të ditur se jo gjithmonë viktimat e shohin vetveten si viktima. “Jemi dëshmitarë se jetojmë në kohë të digjitalizimit të përshpejtuar të të gjitha proceseve, ku veglat e reja teknologjike e kanë hapur konsiderueshëm hapësirën për komunikim mes njerëzve dhe për ndarjen e informacioneve, njohurive dhe perspektivave jetësore. Gratë janë ato që kanë përfitim të konsiderueshëm nga ky zhvillim digjital për shkak të pranisë së rritur, mundësisë për edukim, por edhe mundësinë për përfshirje në tregun e punës. Megjithatë, gratë nuk i marrin vetëm përfitimet e zhvillimit të përshpejtuar digjital. Ato shpesh i marrin edhe pasojat negative të tij”, theksoi Trençevska. Ajo bëri të ditur se diskriminimi, gjuha e urrejtjes, komentet e josensitive-gjinore, përndjekja në rrjetet sociale, dhuna psikike dhe digjitale janë pjesë e “dhuratave” që gratë i morën nga ky proces. “Ndoshta trendi më shqetësues është pikërisht frikësimi dhe shqetësimi gjinor, meqë tani mund të ushtrohen pa kufij, pa pengesa dhe pa kufizime dhe pa kufizime kohore. Keqpërdorimi i komunikimit, i fotografive të ndara të grave, por edhe njollosja publike thuajse u bënë përditshmëri”, theksoi Trençevska. Ministrja potencoi se përhapja onlajn e përmbajtjeve që promovojnë dhe forcojnë dhunën ndaj grave dhe vajzave, si dhe fakti se krijohet shënim digjital po ashtu të rezultojë me riviktimizim dhe traumatizim të sërishëm. “Vendi ynë la qasje të siguruar të papenguar të grave deri te drejtësia. Një pjesë e madhe e tyre ndjehen të sigurta të denoncojnë dhe e dinë se jemi në anën e tyre, se nuk lejojmë asnjë dhunë të mbetet e pandëshkuar. Secili ka rol aktiv në këtë luftë. Veçanërisht vajzat e reja që janë energjia e ndryshimeve, e ardhmërisë, por edhe e vetëdijes së ndërtuar për të drejtat e tyre dhe barazinë gjinore”, tha Trençevska. Ajo iu drejtua vajzave të reja të cilat janë gjenerata e digjitalizimit, të jenë të vetëdijshme për format e dhunës, t’i dallojnë, t’i denoncojnë dhe t’i inkurajojnë moshataret e tyre që t’i denoncojnë. Vetëm në këtë mënyrë do të jemi të vetëdijshëm, të fortë, të zëshëm dhe të vendosur për t’i dhënë fund dhunës digjitale. “Të bashkohemi! Për arsye se dhuna, në të gjitha format e saj është e papranueshme, diskriminuese dhe duhet doemos të dënohet, luftohet dhe parandalohet me çdo çmim. Lufta me dhunën nuk zgjatë një ditë, nuk zgjatë këto 16 ditë të aktivizmit në të cilat do të flasim zëshëm për të, ajo zgjatë gjatë gjithë jetës së çdo individi”, porositi Trençevska.

QËNDRONI TË LIDHUR