• e martë, 26 nëntor 2024

Trençevska në komunën e Bosilovës në hapjen e një kopshti për fëmijë dhe qendrës për të moshuar

Trençevska në komunën e Bosilovës në hapjen e një kopshti për fëmijë dhe qendrës për të moshuar

Shkup, 4 shtator 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot në komunën e Bosilovës do të marrë pjesë në hapjen e një kopshti për fëmijë dhe qendrës për të moshuar.

Siç informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), në orën 11 do të shënohet fillimi zyrtar i punës së “Buzëqeshje të gëzuara” në Bosilovë. Në ngjarjen do të drejtohen ministrja dhe kryetari i komunës së Bosilovës, Risto Mançev.

Megjithatë, me fillim nga ora 13:00 do të shënohet fillimi zyrtar i punës së Qendrës Ditore për të moshuarit me moshë aktive në fshatin Turnovë të Komunës së Bosilovës.

"Në kuadër të ngjarjes, ministri do t'ia dorëzojë licencën për kryerjen e veprimtarive në fushën e mbrojtjes sociale, degës komunale të Kryqit të Kuq nga Strumica, e cila do ta menaxhojë me Qendrën e re. Për rëndësinë e saj për pensionistët dhe të moshuarit e kësaj komune, përveç ministres, do të flasë edhe kryetari Mançev, si dhe kryetari i Kryqit të Kuq - Strumicë, Vasil Tunev", theksohet në kumtesën e MPPS-së.

Hapja e kësaj qendre realizohet përmes Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale, i cili zbatohet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, me mbështetjen e Bankës Botërore dhe është pjesë e reformës së përgjithshme sociale, synimi i së cilës ndër të tjera , është rritja e disponueshmërisë së shërbimeve sociale në nivel lokal, veçanërisht për ata qytetarë që kanë më shumë nevojë për to. ls/

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR