• e mërkurë, 03 korrik 2024

Trençevska në Budapest do të marrë pjesë në konferencën për mungesën e fuqisë punëtore në Ballkanin Perëndimor

Trençevska në Budapest do të marrë pjesë në konferencën për mungesën e fuqisë punëtore në Ballkanin Perëndimor

Shkup, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot është në Budapest të Hungarisë ku do të marrë pjesë në konferencën "Menaxhim me mungesën e fuqisë punëtore në Ballkanin Perëndimor" organizuar nga organizata ndërkombëtare e punës dhe OSBE-së. 

Trençevska siç kumton MPPS do ta hapë konferencën dhe do të marrë pjesë në pjesën punuese. Gjatë qëndrimit në Budapest ajo do të takohet edhe me drejtoreshën rajonale të ONP, Kler Harasti.  

Në delegacionin që udhëhiqet nga ministrja Trençevska është dhe sekretari shtetëror i MPPS Flakron Bexheti, shefja e kabinetit të MPPS Natasha Dimeska, kodinatori kombëtar i ONP- në RMV Emil Kërstanovski, kryetarja e OPM-së Vlladanka Trajkovska, kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafilov, përfaqësues nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, përfaqësues nga Sindikatat dhe punëdhënësit. si/

Foto: arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR