• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trençevska: Masa të reja për qytetarët pas zgjedhjeve, në fokus do të jenë kategoria e cënueshme sociale

Trençevska: Masa të reja për qytetarët pas zgjedhjeve, në fokus do të jenë kategoria e cënueshme sociale

Shkup, 15 janar 2024 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në brifingun e sotëm me gazetarët ka informuar se në vijim është zbatimi i masave nga paketa e nëntë e masave antikrizë, ndërsa më 23 janar do të bëhet pagesa e dytë e mbështetjes financiare dhe do të paguhet deri në prill.

Ajo tha se pas zgjedhjeve do të krijohen masa të reja që do të nënkuptojnë mbështetje për qytetarët dhe politika të reja për një standard më të mirë të jetesës për qytetarët. Në fokus, shtu siç tha, do të jetë kategoria e qytetarëve të cenueshëm socialë, qytetarët e pasigurt materialisht, punëtorët, pensionistët me pensione të ulëta.

"Në fokus të masave të reja do të jenë kategoria e qytetarëve në nevoja sociale, qytetarët e pasigurt materialisht, punëtorë, pensionistë me pensione të ulëta. Për pensionistët planifikojmë të krijojmë masa që do të jenë masa të përhershme, por natyrisht nuk i harrojmë të rinjtë, gjegjësisht të gjithë ata që janë të përfshirë në procesin arsimor", shtoi Trençevska.

Ajo u përqëndrua edhe në harmonizimin e pagës minimale si pjesë e masës vitin e kaluar, me ç'rast theksoi se sipas raporteve statistikore të Entit Shtetëror për Statistikë, projeksioni është se rreth 23.000 denarë të jetë shuma e pagës minimale në vend, që do të thotë se nën atë shumë nuk do të ketë asnjë pagë të vetme në shtet.

"Kjo është paga bazë dhe në atë vlerë përcaktohen puna e kaluar dhe shtesat tjera varësisht nga pozicioni i punës dhe aktiviteti, ku është i punësuar punëtori", theksoi ministrja.

Ajo shtoi se pas 15 vitesh negociata me Sindikatën, nënshkruhet kontrata e re e përgjithshme kolektive për sektorin publik.

"Kemi arritur në vitin 2023 të nënshkruajmë marrëveshjen kolektive për sektorin publik dhe ky është një përfitim i rëndësishëm për të gjithë punonjësit në sektorin publik, duke marrë parasysh në të gjitha të drejtat shtesë që ata marrin me dispozitat e marrëveshjes së përgjithshme kolektive. Fillimisht e kam fjalën për disa sektorë që kanë marrë K-15 për herë të parë, ndërsa nga viti i ardhshëm paratë në buxhet tashmë janë parashikuar që të gjitha institucionet dhe ndërmarrjet në sektorin publik të marrin të paktën 30 për qind të shumës së regresit për pushim vjetor", tha Trençevska. rq/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR