Trençevska: Le ta lëmë Gjykatën Kushtetuese të përfundojë punën sipas kompetencave të saj
- Duhet ta lëmë Gjykatën Kushtetuese që ta kryejë punën sipas kompetencave të saj, tha sot deputetja e LSDM-së, Jovanka Trençevska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit për zhvillimet e fundit në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili është një nga pikat e rendit të ditës nesër në seancën e Gjykatës Kushtetuese, që sërish ka shkaktuar reagime nga BDI.
- Post By Sara Ademi
- 15:01, 10 dhjetor, 2024
Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Duhet ta lëmë Gjykatën Kushtetuese që ta kryejë punën sipas kompetencave të saj, tha sot deputetja e LSDM-së, Jovanka Trençevska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit për zhvillimet e fundit në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili është një nga pikat e rendit të ditës nesër në seancën e Gjykatës Kushtetuese, që sërish ka shkaktuar reagime nga BDI.
"LSDM-ja me kujdes e ndjek gjendjen me Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe seancën e caktuar më 11 dhjetor të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese si organ duhet ta nbrojë kushtetutshmërinë e ligjeve, të të gjitha rregulloreve dhe nga ky aspekt ashpër e dënojmë politizimin e një çështjeje të tillë dhe besojmë se Gjykata Kushtetuese duhet ta kryejë punën sipas kompetencave të tyre", theksoi Trençevska.
Ajo tha se praktika e nxitjes së tensioneve nga disa aktorë politik vetëm i thellon problemet.
"Praktika e nxitjes së tensioneve nga aktorë të caktuar politikë nuk kontribuon në zgjidhjen e problemeve, përkundrazi i thellon ato. Përgjegjësia për të ardhmen e vendit tonë është e të gjithëve neve, e të gjitha partive politike, e të gjithë aktorëve dhe për këtë ne besojmë se duhet ta lëmë Gjykatën të bëjë punën e saj sipas kompetencave të saj. Si LSDM do ta monitorojmë të gjithë situatën dhe do të reagojmë në përputhje me zhvillimet", tha ajo. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s