• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trençevska: Kategoria më e prekur e pensionistëve mbetet fokusi ynë

Trençevska: Kategoria më e prekur e pensionistëve mbetet fokusi ynë

Shkup, 23 nëntor 2023 (MIA) - Zgjidhjet sistematike për pagën minimale dhe për pensionet japin rezultate. Për më shumë se një vit pensionet janë rritur mbi 25 për qind, rritja e pensioneve ka ndjekur rritjen e inflacionit, por edhe pagën mesatare, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në programin e mëngjesit "Slloboden peçat".

Trençevska, siç njofton MPPS ka folur për kapacitetet e Shtëpive për personat e moshuar dhe për shërbimet të cilat i zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për të lehtësuar jetën e kategorisë më të vjetër të qytetarëve.

"Nuk duhet të kujdesemi për më të moshuarit vetëm gjatë javës së kujdesit për të moshuarit, por çdo ditë. Veçanërisht kjo vlenë për ministrinë tonë ku është mbrojtja sociale dhe ku përmes investimeve kapitale është investuar në Shtëpi të reja të pleqve", tha Trençevska.

Ajo përmendi se institucione publike për mbrojtje sociale jashtë familjare të të moshuarve janë nën kompetencat e komunës. Trençevska theksoi se ministria e financon ndërtimin e tyre vetëm përmes një projekti nga ana e komunës i cili koordinohet me Komisionin për investime kapitale nga ministria para zbatimit. Paralajmëroi institucione të reja publike për mbrojtje sociale jashtë familjare të të moshuarve në Probishtip dhe Kavadar.

Ministrja Trençevska paralajmëroi se së shpejti Qeveria do të sjellë zgjidhje për masa të reja të cilat synojnë kategoritë më të cenueshme të pensionistëve, pra pensionistët me të ardhura më të ulëta. qa/

Foto: MPPS

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR