• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trençevska: Jam krenare që numërojmë vetëm ndryshime pozitive

Trençevska: Jam krenare që numërojmë vetëm ndryshime pozitive

 Shkup, 23 shkurt 2024 (MIA) - Zëvendësministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot mori pjesë në aktivitete në terren në territorin e Komunës së Tetovës. Ajo e vizitoi Qendrën Ditore për Persona me Aftësi të Kufizuara Mendore dhe Fizike, zyrat e "Imago Plus" e cilat ofrojnë shërbim të trajtimit individual për personat me aftësi të kufizuara dhe dy përdorues të shërbimit të ndihmës dhe kujdesit në shtëpi që zbatohet përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale, informojnë nga MPPS

"Me zhvillimin e shërbimeve sociale në shtëpi dhe në komunitet është mundësuar  mbështetje e drejtpërdrejtë e më shumë se 1500 përdoruesve të shërbimeve sociale, ndërsa më shumë se 50% janë gra. Do të dëshiroja të theksoj se edhe në vitin 2023 vazhdoi zgjerimi i fushëveprimit të shërbimeve sociale në mbarë vendin me çfarë u sigurua punësimi i rreth 500 kujdestarëve dhe 50 personave profesionistë", tha Trençevska. 

 

Ajo kujtoi edhe në ndryshimet e Ligjit për Mbrojtje të Fëmijëve dhe Ligjin për Mbrojtje Sociale nga viti i kaluar, me të cilat lartësia  e shtesës speciale u rrit për 15% dhe u ul kufiri i moshës për kompensim të përhershëm për prindërit që kujdesen për një fëmijë me aftësi të kufizuara, 62 vjet për burrat dhe 60 vjet për gratë.

 "Ndryshimet në Vendimin për çmimin e shërbimeve sociale për vitin 2023 e tregojnë përkushtimin tonë për kujdes cilësor. Përcaktimi i çmeve për trajtimin individual dhe trajtimin e përditshëm të fëmijëve në qendrat e ditore të licencuara e pasqyron njohjen tonë për rëndësinë e kujdesit profesional për fëmijët tanë. Kemi përcaktuar çmim për një  orëindividuale dhe çmim për trajtim ditor për një fëmije nga një punëtor profesionist  në qendrat ditore të licencuara, gjegjësisht 997 denarë për trajtim individual dhe 1.185 denarë në ditë për përdorues, të paguar përmes qendrave për punë sociale", tha Trençevska.

 

Gjatë një bisede të drejtpërdrejtë me ofruesin e shërbimit të trajtimit individual ajo vuri në dukje se te qytetarët duhet të ngrihet vetëdija se shërbimet e ofruara nga Ministria janë pikërisht për të lehtësuar njoftimi i tyre dhe theksoi se ato duhet të njihen dhe të përdoren në masën maksimale nga ana e qytetarëve.

 Foto: MPPS

 

QËNDRONI TË LIDHUR