• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trençevska: Grupi i punës të mërkurën do të bisedojë për ligjin për pensionin minimal

Trençevska: Grupi i punës të mërkurën do të bisedojë për ligjin për pensionin minimal

Strumicë, 4 shtator 2023 (MIA) - Tema kryesore e Grupit të punës, i formuar me vendim të Qeverisë, të mërkurën do të jetë ligji për pension minimal sipas shembullit të pagës minimale në shtet që ta konfirmojmë me ligj pensionin minimal, deklaroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas lëshimit në përdorim të kopshtit të fëmijëve në Bosilovë.

Sipas saj, Qeveria përveç hapjes së qendrave ditore dhe ndihmës dhe kujdesit në shtëpinë e pensionistëve, punon edhe në masa të reja sociale për pensionistët, ndërsa një prej tyre është ligji për pension minimal. 

"Përveç pjesës së harmonizimit dhe miratimit të metodologjisë së re që e miratuam vitin e kaluar në mars për rritjen konstante të pensioneve, gjegjësisht të harmonizimit dy herë në vit, po punohet edhe për shërbime që në fakt edhe sot këtu në komunën e Bosilovës në vendbanimin Turnovë do të hapim Qendrën ditore për pleqëri aktive, e dedikuar posaçërisht për kategorinë tonë më të vjetër të qytetarëve - pensionistët", theksoi Trençevska.

Përndryshe, në takimin e parë konsultativ të mërkurën do të marrin pjesë përfaqësues të të gjitha institucioneve relevante, ndërsa do të bisedohet për gjithçka që është e nevojshme që të përmirësohet standardi jetësor i pensionistëve. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR