• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trençevska: Bashkë të sigurojmë sa më shumë shtëpi të ngrohta për fëmijët pa prindër dhe kujdes prindëror

Trençevska: Bashkë të sigurojmë sa më shumë shtëpi të ngrohta për fëmijët pa prindër dhe kujdes prindëror

Shkup, 17 maj 2023

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska bashkë me përfaqësuesen e UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Patricia DiXhovani e promovuan fushatën e re komunikuese për mobilizimin e familjeve të reja kujdestare, me fokus në familjet urgjente dhe të specializuara të cilat mund të sigurojnë kujdes të specilizuar për fëmijë nën rrezik specifik.

"Gjatë disa viteve të fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut intensivisht punohet në zhvillimin e formës së strehimit në familje kujdestare si formë jashtëinstitucionale. Çdo vit të ardhshëm synojmë të jemi edhe më të mirë, punojmë në përmbushjen e mundësive më të mira për fëmijët pa prindër", sqaroi Trençevska në paraqitjen e saj. 

Ministrja foli edhe për rëndësinë e mbështetjes së familjeve kujdestare dhe theksoi se me reformën e sistemit për mbrojtje sociale për herë të parë janë paraparë qendrat për mbështetje të familjeve kujdestare të cilat duhet të bëjnë promovim të shërbimit të kujdetarisë në familje, përgatitje, vlerësim dhe trajnim të kujdestarëve të ardhshëm, si dhe ndjekjen dhe dhënien e mbështetjes familjeve kujdestare ekzistuese. 

Ajo foli edhe për fushatën për familjet kujdestare të cilën e zbatoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bashkë me UNICEF-in në vitin 2018. 

"Në vitin 2018, UNICEF-i dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale zbatuan një fushatë mbarëkombëtare që synonte mobilizimin e familjeve të reja kujdestare dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e tyre. Fushata arriti 1 milion njerëz. Me një sukses të tillë sot jam krenare që promovoj fushatën e re komunikuese për familjet kujdestare me fokus në familjet strehuese urgjente dhe të specializuara", tha Trençevska.

Për momentin në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ekzistojnë 360 familje kujdestare në të cilat përkujdesen 608 fëmijë. Sipas Trençevskës, zbatimi i fushatave të tilla duhet të kontribuojë në rritjen e numrit të familjeve kujdestare. Pas fjalimit të ministres dhe përfaqësueses së UNICEF-it, kujdestarët e pranishëm treguan histori personale për përvojat e tyre dhe motivimin për t'iu bashkuar rrethit të familjeve kujdestare.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

________________________________________________________________________________________ MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR