Trençeska: Të enjten do të paguhet transha e parë e pakos antikrizë, më 2 janar pagesa e pensioneve të rregullta
- Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sonte paralajmëroi se të enjten do të paguhet transha e parë nga pakoja e nëntë antikrizë, mes të cilave edhe mbështetja financiare për pensionistët me pensione të ulëta. Pensionet e rregullta, siç deklaroi, do të paguhen më 2 janar.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:59, 26 dhjetor, 2023

Shkup, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sonte paralajmëroi se të enjten do të paguhet transha e parë nga pakoja e nëntë antikrizë, mes të cilave edhe mbështetja financiare për pensionistët me pensione të ulëta. Pensionet e rregullta, siç deklaroi, do të paguhen më 2 janar.
"Pensionistët do të marrin ndihmë financiare sipas kategorisë së cilës i takojnë, ndërsa pensionet e rregullta do të paguhen me datën 1 të secilit muaj. Një janari është ditë jopune, kështu që më dy janar do t'i kenë paratë në llogaritë e tyre të transaksionit të gjithë pensionistët", tha Trençevska në emisionin "Top tema" në televizionin Telma. ab/
Foto: Printskrin