• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Trembëdhjetë persona u vranë në një sulm në Mogadishu

Trembëdhjetë persona u vranë në një sulm në Mogadishu

Mogadishu, 15 mars 2024 (MIA) - Trembëdhjetë persona u vranë në kryeqytetin e Somalisë Mogadishu në një sulm të grupit Al Shabab në një hotel në afërsi të pallatit presidencial, informon DPA.

Forcat e sigurisë sot në mëngjes e vendosën situatën nën kontroll. Sipas policisë, në mesin e të vrarëve ka pesë terroristë, ndërsa janë plagosur mbi 30 persona, në mesin e të cilëve edhe katër deputetë.

Një vetëvrasës me bombë mbrëmë voziste një automobil me pajisje shpërthyese para ndërtesës. Luftëtarët e Al Shabab pastaj sulmuan hotelin, i cili është shumë i njohur te elita politika në Mogadishu. Hoteli ishte cak i disa sulmeve të Al Shabab në të kaluarën, edhe krahas asaj që gjendet në një zonë urbane me shkallë të lartë të sigurisë për shkak të lokacionit të tij përballë pallatit presidencial. 

Gjatë viteve të fundit, sulmet e Al Shabab u shpeshtuan rreth muajit të shenjtë Ramazan. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR