• e premte, 05 dhjetor 2025

Tre zjarre aktive që nga ora 18, 16 janë shuar

Tre zjarre aktive që nga ora 18, 16 janë shuar

 Shkup, 18 gusht 2025 (MIA) - Nga gjithsej 19 zjarre të regjistruara në hapësira të hapura në të gjithë shtetin, deri në orën 18 sot tre janë aktive, ndërsa 16 tashmë janë shuar.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza informojnë se zjarre aktive ka në Komunën e Makedonski Brodit, ku digjet një pyll i përzier në zonën "Jasen", në Komunën e Likovës, konkretisht në fshatin Sllupçan, dhe në Parkun Pyjor Vodno, Komuna Qendër, ku digjet bar i thatë.

 Zjarret që janë shuar janë regjistruar në disa komuna, duke përfshirë Likovën, Studeniçanin, Butelin, Gazi Babën, Aerodromin, Prilepin, Resnjën, Strugën, Dibrën, Çashkën, Shtipin, Koçanin, Kumanovën dhe Jegunocin. Zonat që u dogjën janë të larmishme, nga bari i thatë dhe vegjetacioni  i ulët, përmes pyjeve dhe shkurreve të përziera, deri te kashtët dhe deponitë me mbeturina.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR