• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tre vjet burg për tifozin gjerman për shkak të hedhjes së fishekzjarrit

Tre vjet burg për tifozin gjerman për shkak të hedhjes së fishekzjarrit

Augsburg, 22 prill 2024 (MIA) - Një tifoz i ekipit gjerman në futboll Hofenhajm, i cili ke hedhur mjet piroteknik në ndeshjen kundër Augsburgut vjeshtën e kaluar, është dënuar sot me dënim me burg prej tre viteve, njoftoi agjencia DPA.

Në incidentin, të cilin tifozi 28-vjeçar e shkaktoi më 11 nëntor vitin e kaluar, duke hedhur fishekzjarr nga tribuna me tifozë mysafirë, janë lënduar 14 persona, mes të cilëve pesë fëmijë.

Prokuroria në procesin në gjykatën në Augsburg kërkoi që tifozi të dënohet me dënim me burg prej katër vite e dhjetë muajve, duke theksuar se akti ka qenë "posaçërisht i pamatur".

Tifozi, i cili gjatë procesit gjyqësor e pranoi fajin dhe disa herë publikisht kërkoi falje, është në paraburgim më shumë se pesë muaj. bsh/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR