• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tre vajza minorene e kanë humbur jetën në fatkeqësinë me migrantë në afërsi të ishullit grek Hios

Tre vajza minorene e kanë humbur jetën në fatkeqësinë me migrantë në afërsi të ishullit grek Hios

Athinë, 10 prill 2024 (MIA) - Tre vajza, jozyrtarisht motra të moshës prej pesë deri 10 vjeçare, e kanë humbur jetën në fatkeqësinë e një varke me migrantë në afërsi të ishullit grek Hios, ndërsa janë shpëtuar 16 persona, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga shërbimi bregdetar i Greqisë kumtuan se në bregun me shkëmbinjë në pjesën verilindore të ishullit është zbatuar aksion për shpëtim, ku janë zbuluar trupat e pajetë të tre vajzave minorene dhe janë shpëtuar 14 persona, ndërsa në tokë janë gjetur dhe shpëtuar edhe dy persona tjerë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR