Tre të vdekur nga një dru i rrëzuar në stuhinë në Miçigen, qindra mijëra shtëpi kanë mbetur pa rrymë
- Në stuhinë në juglindjen të Miçigenit nga një dru i rrëzuar e kanë humbur jetën tre persona, ndërsa moti i lig la pa rrymë 400.000 amvisëri në pesë shtete amerikane, njoftuar mbrëmë një pjesë e mediave amerikane.

Uashington, 1 prill 2025 (MIA) - Në stuhinë në juglindjen të Miçigenit nga një dru i rrëzuar e kanë humbur jetën tre persona, ndërsa moti i lig la pa rrymë 400.000 amvisëri në pesë shtete amerikane, njoftuar mbrëmë një pjesë e mediave amerikane.
Sipas shërbimit PowerOutage, më i godituri nga stuhia është shteti federal Miçigen, ku pa rrymë kanë mbetur 248.000 amvisëri. Gjithashtu, rrymë ende nuk kanë dhjetëra mijëra familje në Viskonsin, Indiana, Misisipi dhe Luziana.
Sipas "Si-Bi-Es njuz", në stuhinë në Miçigen nga një dru i rrëzuar mbi një automobil kanë pësuar gjashtë persona, ku tre prej udhëtare janë lënduar, ndërsa tre e kanë humbur jetën.
Në mes të marsit në tornadot që goditën shtetet Karolina e Veriut, Xhorxhia, Tenesit, Alabama, Misisipi, Misuri, Ohajo dhe Miçigen e humbën jetën rreth gjashtëdhjetë njerëz. Në të njëjtën kohë, stuhia goditi edhe pjesë të Arkansas, Illinois, Indiana, Kentaki, Misisipi, Misuri dhe Teksas. Rreth 300 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike. Stuhia ekstreme u raportua se është kërcënim për jetën e 138 milionë njerëzve për shkak të erërave të forta dhe stuhive intensive të rërës. ls/