• e diel, 22 dhjetor 2024

Tre persona janë plagosur në një sulm me thikë në një shkollë të mesme në Uells

Tre persona janë plagosur në një sulm me thikë në një shkollë të mesme në Uells

Londër, 24 prill 2024 (MIA) - Tre persona janë plagosur sot në një sulm me thikë në shkollën e mesme Isgol Difrin Aman në qytetin Amanford të Uellsit, njoftoi policia. Është vërtetuar edhe se një person është arrestuar, informon portali Uells onllajn. 

Një burim anonim i njoftuar me incidentin deklaroi për "Uells onllajn" se në incident morën pjesë dy vajza, ndërsa pastaj janë përfshirë dy burra të punësuar në shkollë. 

"Shërbimi menjëherë doli në vendin e ngjarjes, ndërsa shkolla është mbyllur derisa po bëhet mbikëqyrja. Ju bëjmë thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë derisa vijon hetimi i policisë", njoftuan nga policia. 

Më parë në shkollë ishin vërejtuar hekilopterë të Ndihmës së shpejtë, ndërsa nxënësit nga shkolla ishin mbyllur në klasa dhe me shoqërim të policisë shkonin në toalet. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR