• e hënë, 24 qershor 2024

Tre persona humbën jetën në një aksident me veturë në një pikë pagese pranë Livornos, në Toskanën italiane

Tre persona humbën jetën në një aksident me veturë në një pikë pagese pranë Livornos, në Toskanën italiane

Romë, 3 qershor 2024 (MIA) - Tre persona e kanë humbur jetën në një aksident trafiku në rajoni italian Toskana kur vetura e tyre u përplas në një pikë pagese, konfirmon brigada e zjarrfikësve.

Zëdhënësi i shërbimit të zjarrfikësve deklaroi se automjeti, me të cilin po udhëtonin një çift gjerman me shpejtësi të madhe iu afruan pikës pagesore në autostradën afër Livornos, ku u përplas me dy automjete të tjera që prisnin në këtë pikë pagesore.

Sipas zjarrfikësve  gjashtë persona janë lënduar, në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë.

Nga përplasja humbi jetën edhe udhëtari i njërës prej veturave që prisnin në radhë për pagesë.

Mediat italiane raportuan se punonjësi që punonte në pikën pagesë ka mbetur i palënduar. qa/

Foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR