• e premte, 05 dhjetor 2025

Tre persona e kanë humbur jetën nga orteku në Zvicër

Tre persona e kanë humbur jetën nga orteku në Zvicër

Bern, 2 prill 2024 (MIA) - Tre persona e kanë humbur jetën, ndërsa një u lëndua në ortekun që dje pasdite u ul nga mali në Rifelberg, në afërsi të ski qendrës zvicerane Cermat, kumtoi policia.

Zëdhënësi i policisë në kantonin jugor Vale nuk dha hollësira për incidentin.

Po ashtu, nuk është qartë nëse ka ende persona të zhdukur.

Këtë dimër 14 persona e kanë humbur jetën në ortekë në Zvicër, në gjithsej 12 fatkeqësi. Shumica prej tyre kanë qenë skiatorë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR