• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tre ministrat e Alternativës nuk do të marrin pjesë në seancën parlamentare për shkarkimin e tyre

Tre ministrat e Alternativës nuk do të marrin pjesë në seancën parlamentare për shkarkimin e tyre

Shkup, 13 shkurt 2023 (MIA) - Tre ministrat e Alternativës, i Shëndetësisë, Bekim Sali, i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti dhe Xhemail Çupi, ministër pa portofol për Diasporë, nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme kuvendore të caktuar për në orën 15 për rikonstruktimin e Qeverisë, konfirmuan për MIA-n nga Alternativa.

Siç theksuan nga partia, tre ministrat mbeten në qëndrimin se nuk do të japin dorëheqje dhe siç thonë, nëse kryeministri Dimitar Kovaçevski ka ndonjë vërejtje për punën e tyre t'i shkarkojë.

Në prag të seancës së sotme, “Alternativa” mbrëmë e bëri të ditur vendimin e Kryesisë Qendrore se do të veprojë si opozitë, ndërsa paraprakisht të premten kryeministri dhe lider i LSDM-së Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i ASH-së Arben Taravari i përfunduan negociatat për bashkëpunim.

Kryetari i “Alternativës” Afrim Gashi dje pas mbledhjes së Kuvendit Qendror paralajmëroi se tre deputetët e kësaj partie do të veprojnë si opozitë, funksionarët e tyre do të tërhiqen nga funksionet, por nëse ka ndryshime kushtetuese do të votojnë “pro”. 

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali nga Alternativa duhet të zëvendësohet nga dr.  Fatmir Mexhiti, neurolog specialist në Klinikën Universitare për Neurologji, ndërsa pozicioni i Admiril   Alitit në MSHIA  i jepet Azir Aliut, doktor i shkencave informatike në Fakultetin Matematiko-Natyror në UKIM - Shkupi, i cili ka përvojë pune si profesor në Universitetin e Evropës Juglindore, dhe në sektorin privat. ar/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR