Transportuesit privat në takim me këshilltarët e VMRO-DPMNE-së kanë mbledhur nënshkrime për mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit në Qytetin e Shkupit
- Këshilltari i VMRO-DPMNE-së, Martin Stojanovski, sonte para takimit me përfaqësuesit e kompanive private që po mbahet në Qytetin e Shkupit, deklaroi se qëllimi është të japin propozim për zgjidhjen e problemit me transportin privat të autobusëve. Ai tregoi se do të bisedojnë për problemet e tyre dhe tha se shpreson që brenda një ore pas takimit të kenë zgjidhje, që nga nesër të zgjidhet problemi me transportin e autobusëve në Shkup.
- Post By Sara Ademi
- 19:43, 28 nëntor, 2024
Shkup, 28 nëntor 2024 (MIA) - Këshilltari i VMRO-DPMNE-së, Martin Stojanovski, sonte para takimit me përfaqësuesit e kompanive private që po mbahet në Qytetin e Shkupit, deklaroi se qëllimi është të japin propozim për zgjidhjen e problemit me transportin privat të autobusëve. Ai tregoi se do të bisedojnë për problemet e tyre dhe tha se shpreson që brenda një ore pas takimit të kenë zgjidhje, që nga nesër të zgjidhet problemi me transportin e autobusëve në Shkup.
Takimi mes këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së dhe përfaqësuesve të transportuesve privat mbahet sonte në orën 18:00.
"Pak kohë më parë ishim në komunikim me transportuesit privat. U pajtuam që të mbajmë një takim këtu në qytetin e Shkupit, në barakën 1, ku do të mund të japim propozimin për zgjidhjen e problemit me transportin privat të autobusëve, me kërkesat e tyre, në mënyrë që përfundimisht të gjendet një zgjidhje. Ne duam të dalim me ndonjë zgjidhje për transportuesit privat", tha Stojanovski para takimit.
Në pyetjen e gazetarëve nëse propozimet e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së janë në përputhje me kërkesat e transportuesve privat për rritjen e çmimit për kilometër, Stojanovski u përgjigj se fillimisht duhet të dëgjojnë propozimet e tyre, e më pas të dalin me propozimin e tyre.
"Fillimisht duhet të dëgjojmë propozimet e tyre, pastaj do të dalim edhe me një propozim që të arrijmë në zgjidhje. Sa i përket pikës që parashtruan, e që lidhet me kërkesën për rritjen e çmimit për kilometër, ajo pikë e rendit të ditës nuk na ka ardhur si këshilltarë. Pika duhet të jetë brenda ligjit, sipas Rregullores së Punës dhe Statutit të Këshillit. Si grup këshillëdhënës i VMRO-DPMNE-së, do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për t'i ndihmuar transportuesit privatë që ta zgjidhin problemin. Këtu nuk ka politikbërje, nuk ka lojëra në prapaskenë. Përkundrazi, ne duam të punojmë, t'i ndihmojmë transportuesit privat, por edhe qytetarët që janë gjithmonë në vend të parë" shtoi Stojanovski.
Përfaqësuesi i transportuesve privat, Jovica Zafirovski, para takimit tha se thirrja e grupit këshilldhënës të VMRO-DPMNE-së për takim është lajm i madh dhe shpresë e re, se më në fund do të zgjidhen problemet e tyre.
I pyetur nëse do të ishte i pranueshëm ndonjë propozim tjetër nga këshilltarët e VMRO-DPMNE-së përveç kërkesës së tyre për rritjen e çmimit për kilometrin e kaluar, Zafirovski u përgjigj se nuk e din dhe nuk mund të spekulojnë për momentin.
"Fillimisht do të shohim se çfarë thonë, pastaj do të dalim me informacion", tha Zafirovski.
Në të njëjtën kohë, këshilltarja e pavarur Irena Vitina informoi se janë mbledhur 17 nënshkrime për mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s