• e hënë, 23 dhjetor 2024

Transporti publik në Shkup sipas itinerarit të së dielës

Transporti publik në Shkup sipas itinerarit të së dielës

Shkup, 30 prill 2024 (MIA) - Për shkak të festës 1 Maj - Dita Ndërkombëtare e Punës, nesër transporti publik në Shkup do të zhvillohet sipas itinerarit të së dielës. 

Nga NQP informojnë se teleferiku do të punojë me orarin e zakonshëm të punës, ndërsa kujdestare do të jenë dy biletari. Nga ora 7 deri në orën 14 do të punojnë biletaritë në Qendrën Transportuese dhe ajo në Gjorçe Petrov.

Nga ndërmarrja publike shtojnë se teleferiku do të punojë dy orë më shumë se deri më tani, gjegjësisht prej orës 10 deri në orën 20. 

"Në periudhën e orës 19-19.30 është vozitja e fundit prej poshtë drejt majës, gjegjësisht në orën 19:45 është vozitja e fundit nga maja poshtë", thonë nga NQP Shkup. 

Orari i punës është në përputhje me Vendimin për orarin e punës të Teleferikut në periudhën maj-shtator. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR