• e martë, 24 dhjetor 2024

Trampi: Puna ime e parë do të jetë mbyllja e kufirit me Meksikën dhe lirimi i pengjeve nga Kapitolli

Trampi: Puna ime e parë do të jetë mbyllja e kufirit me Meksikën dhe lirimi i pengjeve nga Kapitolli

Uashington, 12 mars 2024 (MIA) - Ish presidenti amerikan Donald Tramp premtoi se do t'i lirojë personat e arrestuar për pjesëmarrje në sulmin e Kapitollit amerikan në vitin 2021 si një nga hapat e tij të parë nëse rizgjedhet duke i quajtur ata "pengje".

Kryengritësit, të cilët pastaj i nxitën në aksion nga pretendimet e rreme për mashtrim zgjedhor në zgjedhjet e fundit presidenciale, sulmuan selinë e demokracisë amerikane më 6 janar të vitit 2021 në një përpjekje për të parandaluar transferimin e pushtetit nga ai te Xho Bajden.

Prej tyre 1.358 akuzohen në 38 muajt e fundit, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë, të publikuara javën e kaluar.

Rreth 500 prej tyre u dënuan me burg.

Trampi e publikoi këtë në platformën Truth Social, duke premtuar se do ta mbyllë kufirin me Meksikën, gjithashtu si një nga hapat e parë nëse rizgjedhet.

"Puna ime e parë si presidenti juaj i ardhshëm do të jetë mbyllja e kufirit...dhe lirimi i pengjenve më 6 janar që janë burgosur padrejtësisht", shënoi ai mbrëmë vonë.

Trampi ka folur më parë për ditën e tij të parë hipotetike në detyrë, duke premtuar gjatë një paraqitjeje në dhjetor se nuk do të sillej si diktator "përveç ditën e parë".

Kjo nuk është hera e parë që Trampi i quan mbështetësit e tij të burgosur "pengje" ose sugjeron që ata të lirohen.

Në janar, ai i bëri thirrje presidentit Bajden të "lirojë pengjet e 6 janarit" gjatë një tubimi parazgjedhor në Ajova.

Trampi është pothuajse i sigurt se do të jetë kandidati presidencial republikan tani që kundërshtarja e tij Niki Halej është larguar nga gara pas fitores së tij të bindshme në zgjedhjet paraprake të partisë deri më tani. sa/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR