• e premte, 05 dhjetor 2025

Trampi: Nuk shpejtoj të bisedoj me Iranin

Trampi: Nuk shpejtoj të bisedoj me Iranin

Uashington, 16 korrik 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Trampi deklaroi se megjithëse Teherani shpreh dëshirë për bisedime me SHBA-në, ai "nuk shpejton që të fillojë negociata". 

 "Ata do të donin të bisedojnë. Nuk shpejtoj të bisedoj, sepse shkatërruam objektin e tyre", deklaroi Trampi pas kthimit në Uashington nga një vizitë në Pitsburg.

Siç raportoi dje nga portali Aksios, duke cituar burime të informuara, Sekretari amerikan i Shtetit Marko Rubio dhe ministrat e punëve të jashtme të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe ranë dakord në një bisedë telefonike për të caktuar fundin e gushtit si afatin de fakto për arritjen e një marrëveshjeje bërthamore me Iranin.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR