• e mërkurë, 17 korrik 2024

Trampi: Mendoj se Bajdeni nuk do të tërhiqet nga gara presidenciale

Trampi: Mendoj se Bajdeni nuk do të tërhiqet nga gara presidenciale

Uashington, 9 korrik 2024 (MIA) - Ish presidenti i SHBA-së dhe kandidati republikan për president Donald Tramp deklaroi se pret që presidenti amerikan Xho Bajden të mbetet në garën presidenciale edhe krahas thirrjeve nga Partia Demokratike që ai të tërhiqet dhe ta zëvendësojë me kandidat më të mirë. 

Trampi vlerësoi se Bajdeni nuk do të tërhiqet për shkak të "egos së tij".

"Ata (demokratët) e mbulojnë Bajdenin, por kjo është gjithnjë e më rëndë që të bëhet. Ai ende është në garë për shkak të egos së tij dhe nuk dëshiron të heqë dorë", deklaroi Trampi në intervistë për Foks njuz.

Trampi, gjithashtu, vlerësoi se nëse tëhiqet Bajdeni, në vendin e tij do të vijë nënpresidentja e SHBA-së, Kamala Haris.

Ai shtoi se demokratët nuk mund ta tërheqin Bajdenin nëse ai vetë nuk e bën këtë ose nuk mund t'i referohen amandamentit 25 të Kushtetutës. Sipas amandamentit 25, nënpresidenti dhe shumica e kabinetit të presidentit mund të votojnë për presidentin "i paaftë që të shërbejë", që do ta emëronte nënpresidentin për ushtrues detyre president.

Thirrjet që Bajdeni të tërhiqet nga gara presidenciale vijuan pas paraqitjeve të tija të këqija në debatin me Trampin më 27 qershor. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR