• e premte, 05 dhjetor 2025

Trampi ka gjasa ta vizitojë Jerusalemin të dielën, njoftoi presidenca izraelite

Trampi ka gjasa ta vizitojë Jerusalemin të dielën, njoftoi presidenca izraelite

Jerusalem, 9 tetor 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp sipas gjitha gjasave do ta vizitojë Jerusalemin të dielën, njoftoi presidenca izraelite. 

Sot ishte njoftuar se presidenti izraelit Isak Hercog i ka anuluar planet e tij për atë ditë, duke pasur parasysh vizitën e pritur të Trampit, edhe krahas mungesës së deklaratës zyrtare nga Shtëpia e Bardhë. 

Në ndërkohë, ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Gideon Saar njoftoi se vendi i tij e mbështet planin e presidentit amerikan për ndërprerje të operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës. fc/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR