• e diel, 22 dhjetor 2024

Trampi fitoi edhe në Arizonë, i fitoi të gjitha shtatë shtetet suing

Trampi fitoi edhe në Arizonë, i fitoi të gjitha shtatë shtetet suing

Uashington, 10 nëntor 2024 (MIA) - Parashikimet tregojnë se Donald Trampi ka fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe shtetin amerikan të Arizonës, që do të thotë se fitoi të shtatë shtetet suing.

Bi-Bi-Si raporton se pas katër ditësh numërimi, Arizona është shteti i fundit amerikan që shpall rezultatin, Trampi tani ka 312 vota elektorale dhe rivalja demokrate Kamala Harris ka 226.

 Që një kandidat presidencial të zgjidhet dhe të ketë mundësinë për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë, atij i nevojiten 270 nga gjithsej 538 vota elektorale.

 Përveç Arizonës, Tramp fitoi edhe gjashtë shtetet e tjera të ashtuquajtura "suing" - Miçigen, Pensilvani, Xhorxhi, Karolina e Veriut, Uisconsin dhe Nevadë.

 Votuesit nuk zgjodhën drejtpërdrejt për Harrisin, (60), ose Trampin, (78), por zgjodhën elektorët, demokratët apo republikanët, të cilët zyrtarisht zgjedhin presidentin në dhjetor (në Kolegjin Zgjedhor). Ky akt është një formalitet, pasi elektorët në dhjetor pothuajse pa ndryshim votojnë për kandidatin që përfaqësonin në zgjedhje - këtë vit për Harrisin ose Trampin. Prandaj fituesi i zgjedhjeve dihet sapo të numërohen votat.

 Secili prej 50 shteteve amerikane ka po aq elektorë sa ka anëtarë të Kongresit Amerikan, ndërsa Distrikti i Kolumbisë siguron tre anëtarë të Kolegjit Zgjedhor. Një kandidat që fiton një shtet fiton të gjithë zgjedhësit e tij përveç Mejnit dhe Nebraskës.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR