Tramp: Po ndërpresim bisedimet tregtare me Kanadanë dhe vendosim tarifa të reja
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, njoftoi se po pezullon të gjitha negociatat tregtare me Kanadanë, pasi vendi vendosi një taksë mbi shërbimet dixhitale për kompanitë amerikane të teknologjisë.
- Post By Sara Ademi
- 20:50, 27 qershor, 2025
Uashington, 27 qershor 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, njoftoi se po pezullon të gjitha negociatat tregtare me Kanadanë, pasi vendi vendosi një taksë mbi shërbimet dixhitale për kompanitë amerikane të teknologjisë.
Në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale Truth Social, Trampi e quajti taksën një "sulm të drejtpërdrejtë dhe të hapur" ndaj SHBA-së, duke fajësuar gjithashtu Kanadanë për tarifat e larta prej 400 përqind mbi produktet amerikane të qumështit.
"Ata po kopjojnë qartë Bashkimin Evropian, i cili bëri të njëjtën gjë dhe tani po na flet për këtë. Për shkak të kësaj takse skandaloze, ne po pezullojmë menjëherë TË GJITHA bisedimet tregtare me Kanadanë. Do ta njoftojmë Kanadanë për tarifat që do të paguajë për bizneset me SHBA-në brenda shtatë ditëve të ardhshme. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje", shkroi Trampi.
Njoftimi erdhi pasi Trampi sqaroi se afati i 9 korrikut për marrëveshjet tregtare nuk ishte i përcaktuar dhe mund të zgjatej ose shkurtohej. "Mund të bëjmë çfarë të duam. Do të doja ta shkurtoja", u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. sa/
foto: printskrin