Tramp paralajmëroi se nuk do të tolerojë shtyerje të përgjigjes së Hamasit
- Presidenti amerikan Donald Trump e ka kërcënuar organizatën militante palestineze Hamas pas reagimit të tyre ndaj planit të tij të paqes për luftën në Gaza dhe ka bërë thirrje për veprim të shpejtë, raportoi DPA.
- Post By Melahat Baftija
- 20:27, 4 tetor, 2025
Uashington, 4 tetor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Trump e ka kërcënuar organizatën militante palestineze Hamas pas reagimit të tyre ndaj planit të tij të paqes për luftën në Gaza dhe ka bërë thirrje për veprim të shpejtë, raportoi DPA.
"Hamasi duhet të veprojë shpejt, ose të gjitha bastet do të bëhen të pavlefshme", njoftoi Tramp sot në platformën e tij Truth Social.
"Nuk do të toleroj anulim, e cila shumë mendojnë se do të ndodhë, ose çfarëdo qoftë verdikti ku Gaza është përsëri një kërcënim", shtoi Tramp.
"Le ta mbarojmë këtë, SHPEJT", tha presidenti amerikan.
Hamasi mbrëmë pranoi disa pjesë të planit të paqes së Trampit - përfshirë lirimin e të gjithë pengjeve - por në të njëjtën kohë bëri thirrje për negociata të mëtejshme.

Tramp më pas kërkoi që Izraeli të ndalojë menjëherë bombardimet në Rripin e Gazës për të lehtësuar lirimin e pengjeve, kujtoi DPA. mb/
Foto:Truth Social