• e enjte, 30 janar 2025

Tramp i urdhëroi agjencitë amerikane ta heqin "ideologjinë gjinore" nga marrëveshjet dhe ueb-faqet

Tramp i urdhëroi agjencitë amerikane ta heqin

Uashington, 30 janar 2025 (MIA) - Administrata e presidentit ameirkan, Donald Tramp i urhdëroi agjencitë federale amerikane t'i fshijnë referencat për "ideologji gjinore" nga marrëveshjet, përshkrimet e vendeve të punës dhe profilet në rrjetet sociale në pajtim me urdhrin ekzekutiv me të cilin qeveria detyrohet të njohë vetëm dy gjini.

Në memorandumin e dërguar nga Zyra e SHBA-së për menaxhim me personelin kërkohet të zbatohet urdhri i Trampit me të cilin nga agjencitë federale kërkohet të "njohin se gratë janë gra biologjike, ndërsa burrat janë burra biologjik".

Irdhri është pjesë e intervenimit më të gjerë të Trampit ndaj programeve për dallueshmëri, barazi dhe inkluzion (DEI) që hasi në kritika nga prëfaqësuesit të cilët druajnë se e minon përparimin që e ka arritur Amerika në prnaimin e këtyre vlerave.

Trampi javën e kaluar tha se mjetet publike nuk do të prëdoren për promovim të "ideologjisë gjinore", term të cilin shpesh e prëdorin grupet konservatore për cilën do ideologji e cila promovon qëndrime jotradicionale për gjininë. Grupet për të drejta dhe përfaqësim e konsiderojnë si anti-LGBTKju term dehumanizues.

Administrata e Trampit, gjithashtu, do të tentojë ta kufizojë shtrirjen e fitores së madhe për të drejtat e personave transgjinorë pas aktvendimit të Gjykatës supreme të SHBA-së prej vitit 2020 në të cilin Gjykata e lartë konstaton se mbrojtja e të drejtave civile nga diskriminimi "në bazë të gjinisë" zbatohet në seksualitetin dhe identitetin gjinor.

Agjencitë duhet t'i shqyrtojnë të gjitha përshkrimet e vendeve të punës dhe ta dërgojnë në pushim secilin të punësuar "përshkrimi i të cilit në vendin e punës përfshin promovim të ideologjisë gjinroe" deri në njoftimin plotësues, celet në memorandum.

Agjencitë janë të obliguara t'i pastrojnë ueb-faqet dhe profilet në rrjetet sociale të cialt promovojnë ideologji gjinore. Gjithashtu, imponohet që "hapësirat intime" dedikuar për burra dhe gra "të shënohen me gjininë biologjike, dhe jo me identitet gjinor".

Trampi të martën urdhëroi stopinin e të gjitha financimeve federale apo mbështetje për mbrojtje shëndetësore e cila u ndihmon në tranzicionin e të rinjve transgjinorë pas urdhrit paraprak me të cilin personave transgjinorë u ndalohet qasja drejt forcave të armatosura. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR