Duma ruse kërkon nga Kongresi amerikan të hetojë komplotet për atentat ndaj Putinit
- Duma ruse sot njoftoi se kërkon që Kongresi amerikan të bëjë një hetim të plotë për planet e supozuara për atentat ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Moskë, 30 janar 2025 (MIA) - Duma ruse sot njoftoi se kërkon që Kongresi amerikan të bëjë një hetim të plotë për planet e supozuara për atentat ndaj presidentit rus Vladimir Putin.
“Shqyrtimi i çështjes për ndryshim fizik të liderit rus mund të cilësohet si një akt i terrorizmit shtetëror ndërkombëtar”, thuhet në kumtesën e Dumës.
Në kumtesën theksohet gjithashtu se kryetari i Dumës, Vjaçeslav Volodin i ka dërguar një letër Kongresit amerikan dhe Kombeve të Bashkuara në lidhje me informacionin rreth atentatit të supozuar ndaj presidentit rus. ls/