• e premte, 22 nëntor 2024

Tramp donoi para për fushatën e Harisit në vitin 2014

Tramp donoi para për fushatën e Harisit në vitin 2014

Uashington, 22 korrik 2024 (MIA) - Ish presidenti amerikan Donald Tramp ka donuar 5.000 dollarë për fushatën për rizgjedhje të Kamala Haris për prokurore shtetërore të Kalifornisë në vitin 2014, publikoi kongresmeni demokratik nga Florida, Xhared Moskovic.

Ai publikoi fotografi nga çeku i Trampit për donacion për Harisin, duke e quajtur "investim i mençur".

Presidenti amerikan Xhozef Bajden paraprakisht publikoi se tërhiqet nga gara për rizgjedhje dhe e ka përkrahur Harisin që të bëhet kandidat presidencial i Partisë Demokratike. bsh/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR