• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tramp dhe Zakerberg biseduan për ardhmërinë ekonomike

Tramp dhe Zakerberg biseduan për ardhmërinë ekonomike

Uashington, 28 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp mbrëmë darkoi me drejtorin ekzekutiv të Meta-s, Mark Zakerberg, në klubin Mar-a-Lago në Floridë.

Stiven Miler, i emëruar si zëvendës shef i kabinetit në mandatin e dytë të Trampit, deklaroi se Zakerbergu, si dhe liderët tjerë afaristë, dëshirojnë t'i përkrahin planet ekonomike të Trampit.

"Mark është qartë se ka interesa të tij, kompani të tij dhe plane të tij", tha Miler në intervistë për Foks Njuz.

Zëdhënësi i Meta-s konfirmoi se takimi është mbajtur, m ç'rast u diskutua për administratën e re të Trampit.

Fejsbuk e suspendoi profilin e Trampit në fund të mandatit të tij të parë pas sulmit në Kongres më 6 janar të vitit 2021. Megjithatë, në fillim të të vitit 2023, profilet e Trampit në Fejsbuk dhe Instagram janë riaktivizuar.

Mediumet amerikane e kanë interpretuar takimin si tentim për vendosjen e marrëdhënieve më të mira. bsh/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR