• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trajnim specialistik i mjekëve në Kroaci dhe kushte të njëjta për arsimim në Kroaci dhe Maqedoninë e Veriut

Trajnim specialistik i mjekëve në Kroaci dhe kushte të njëjta për arsimim në Kroaci dhe Maqedoninë e Veriut

Zagreb, 29 gusht 2024 (MIA) - Trajnim specialistik i mjekëve nga Maqedonia e Veriut në Kroaci, edukimi i ekspertëve të ekipit dhe specialistëve për transplantin e mëlçisë, shkëmbimi i ekspertëve me qëllim të sigurimit të shërbimeve këshillimore në trajtimin e pacientëve janë pjesë e Planit të bashkëpunimit që u nënshkrua sot në Zagreb nga ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe kolegu i tij kroat Vili Berosh.

Plani i ri trevjeçar për bashkëpunim, siç njofton raportuesi i MIA-s nga Zagrebi, përfshin shkëmbimin e ekspertëve dhe shërbimeve këshilluese, bashkëpunimin në fushën e zhvillimit profesional të punëtorëve shëndetësorë dhe bashkëpunimin në fushën e dhurimit dhe transplantimit të organeve.

Programi i bashkëpunimit në fushën e arsimit për periudhën nga viti 2028 i nënshkruar nga ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska dhe ministri kroat i Shkencës, Arsimit dhe Rinisë Radivan Fuks mes tjerash përfshin shkëmbimin e 24 bursave në vit për studime të mëtejshme në institucionet e arsimit të lartë me kohëzgjatje nga tre deri në gjashtë muaj për kandidatët deri në 26 vjeç.

Pala e Maqedonisë së Veriut do të ofrojë gjithashtu dy bursa për studentët e gjuhës maqedonase për të marrë pjesë në punën e shkollës verore të gjuhës maqedonase në Ohër, ndërsa pala kroate do të ofrojë të njëjtin numër bursash për një kurs veror të gjuhës kroate në kuadër të sllavishtes së Zagrebit për studentë të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi".

Pjesë e Programit është dhe mbështetja për futjen e studimeve të përbashkëta pasuniversitare në fusha me interes të përbashkët. rq/

Foto: MASH

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR