• e hënë, 01 korrik 2024

Trajkovski: SOS Fshati i fëmijëve kujdeset për 180 fëmijë, kemi 86 familje kujdestare

Trajkovski: SOS Fshati i fëmijëve kujdeset për 180 fëmijë, kemi 86 familje kujdestare

Shkup, 20 mars 2024 (MIA) - SOS Fshati i fëmijëve - Maqeodni kujdeset për 180 fëmijë dhe kemi 86 familje kujdesstare, deklaroi për MIA-n kryetari i Këshillit drejtues, Aleksandar Trajkovski, në ngjarjen vjetore për ndarjen e mirënjohjes së donatorëve dhe mbështetësve më të mëdhenj për vitin 2023.

Ngjarja u mbajt nën patronatin e Elizabeta Gjorgievskës, bashkëshorte e presidentit të shtetit, STevo Pendarovski. Ajo para të pranishmëve tha se është impresive lista e të gjitha ubjekteve ekonomike, institucioneve, individëve, të cilët në afat të gjatë i njohin aktivitetet e SOS Fshatit të fëmijëve dhe me bujari e ofrojnë mbështetjen e tyre.

null

Drejtoresha nacionale e SOS Fshatit të fëmijëve, Juliana Gapo foli për rezultatet e arritura në vitin 2023 dhe për projektet dhe nismat e reja këtë vit.

null

Ajo informoi se kanë siguruar 27 familje të reja kujdestare.

"Përgatitëm program për kujdes të specializuar sepse pamë se po rritet numri i kërkesave për pranim edhe të fëmijëve me pengesa. Siguruam trajnime për kujdestarë dhe profesionistë nga qendrat për punë sociale dhe lobuam për parim sistematik në punën me fëmijë dhe të rinj të cilët kanë përjetuar trauma të mëdha, sepse në vitet e fundit kemi tregues më të mëdhenj për atë se shumë fëmijë kanë përvoja traumatike në të kaluarën e tyre dhe që të mund të vazhdojnë të jetojnë si individë t[ë shëndoshë, duhet mbëhtetje e madhe profesionale nga të gjitha palët e prekura", nënvizoi ajo para të pranishmëve.

Zëvendësja e ambasadorit të Austrisë në vendin tonë, Barbara Gruber përkujtoi se SOS Fshati i fëmijëve është formuar në vitin 1949 nga studenti i ri austriak i mjekësisë - Herman Gmajner.

"Sot SOS mbështetë fëmijë dhe të rinj pa kujdes prindëror apo me rrezik sse do ta humbin, në 138 vende. Prej vitit 2002 është edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut", shtoi Gruber. ab/

Linku drejt fotogalerisë

Foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR