• e shtunë, 23 nëntor 2024

Trajkovski: ISHT lëshon dy vendime për mbylljen e marketeve

Trajkovski: ISHT lëshon dy vendime për mbylljen e marketeve

Shkup, 8 mars 2024 (MIA) - Nga ana e Inspektoratit të Tregut janë lëshuar dy vendime për mbylljen e marketeve, informon drejtori i Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) Goran Trajkovski në profilin e tij në Fejsbuk dhe paralajmëron se do pasojnë kontrolle të përforcuara  te tregtarët me pakicë dhe shumicë.

"Shpreh mirënjohje  për numrin e madh të kompanive me përgjegjësi shoqërore që kanë pranuar t'i ruajnë çmimet e garantuara të produkteve ushqimore bazë. Apeloj të njejtën ta bëjnë edhe tregtarët me shumicë (furnizuesit)", tha Trajkovski. 

Drejtori i ISHT-së në postimin e tij në Fejsbuk, thotë se askush nuk duhet të shkelë ligjin dhe të manipulojë me konsumatorët. qa

Foto. Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR