• e premte, 05 dhjetor 2025

Trajkov: Mbështetja gjermane është e rëndësishme për përshpejtimin e procesit eurointegrues

Trajkov: Mbështetja gjermane është e rëndësishme për përshpejtimin e procesit eurointegrues

Shkup, 4 shtator 2025 (MIA) - Procesi eurointegrues i Maqedonisë së Veriut ishte në fokus të takimit të sotëm të zëvendësministres së Çështjeve Evropiane, Viktoria Trajkov me delegacioninn nga heseni, Republika Federale e Gjermanisë, ku, siç informojnë nga Kabineti i zëvendësministres Trajkov, morën pjesë ministri krahinor për kompetenca fedrale, evropiane dhe ndërkombëtare në hesen dhe kryetar i asamblesë komunale dhe sekretar shtetëror, Manfred Penc, anëtarët e këshillit drejtues komunal, Rajnhold Libenshtajn dhe Janek Gola, si dhe ish-prefekti, Ahim Grim dhe Mark Pulman, prefekt i komunës Gros-Cimern.

Zëvendësministrja Trajkov u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj vendit tonë në rrugën drejt BE-së, duke potencuar se kjo mbështetje është me rëndësi të posaçme për përshpejtim të procesit eurointegrues.

Përfaqësuesit e delegacionit nga Heseni, thuhet në kumtesë, cekën se mundësia e vetme e vërtetë dhe e rregullt për Maqedoninë e Veriut është anëtarësimi në BE, njëherit duke cekur se në atë rrugë, me rëndësi të madhe do të jetë këmbimi i përvojave dhe ndihma nga sfera të ndryshme.

"U diskutua edhe për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve në disa sfera, me konkludim të përbashkët se është me rëndësi miqësia mes Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut të përforcohet më tutje", thuhet në kumtesë.

Në tkaim, Trajkov i prezantoi prioritetet e Ministrisë së Çështjeve Evropiane, duke cekur se periudha e ardhshme do të vihet në përforcimin e kapaciteteve të institucioneve për realizim të plotë të hapave të projektuar në fushën e eurointegrimeve. ab/

Fotо: Kabineti i zëvendësministre së Çështjeve Evropiane, Viktoria Trajkov

QËNDRONI TË LIDHUR