• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trajanov: Koalicioni VMRO-DPMNE do të ketë 63 ose 64 deputetë

Trajanov: Koalicioni VMRO-DPMNE do të ketë  63 ose 64 deputetë

Shkup, 14 maj 2024 (MIA) - Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov konsideron se koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të ketë 63 ose 64 deputetë edhe pa koalicionin VLEN të opozitës shqiptare.

"Është krijuar shumicë parlamentare e cila është e qëndrueshme dhe nga ky aspekt asnjë parti politike nuk mund të shantazhojë. Sipas vlerësimeve dhe informacioneve në opinion, diku rreth 63 apo 64 deputetë do të ketë pa opozitën shqiptare në Parlament. Kjo është një shumicë e fuqishme parlamentare", tha sonte Trajanovi gjatë pjesëmarrjes në TV 24.

Ai nuk ka precizuar se kush janë ata deputetë, por thekson se janë nga partitë më të vogla që më parë apo tani janë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Lidhja Socialdemokrate.

Trajanovi thekson se kësisoj fronti i organizuar me në krye VMRO-DPMNE-në i nevojitet për votimin e ndryshimeve të Ligjit për qeverinë për të realizuar premtimet zgjedhore për strukturën e re të qeverisë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR