• e hënë, 17 mars 2025

Toshkovski: Pesëdhjetë e një persona të vdekur, mbi 100 të lënduar nga zjarri në Koçan

Toshkovski: Pesëdhjetë e një persona të vdekur, mbi 100 të lënduar nga zjarri në Koçan

Koçan, 16 mars 2025 (MIA) - Pesëdhjetë e një persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 100 të tjerë janë lënduar nga zjarri i mbrëmshëm në një diskotekë në Koçan, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Toshkovski tha se janë duke u hetuar shkaqet e zjarrit në diskotekë dhe se në lidhje me rastin janë arrestuar persona.

"Jini të kuptueshëm, në këtë moment gjëja më e rëndësishme është që të vërtetohen të gjitha faktet dhe veprimet. Le t'i shprehim ngushëllimet tona të afërmve të të vdekurve dhe të lënduarve", tha ministri. ls/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR