• e premte, 05 dhjetor 2025

Toshkovski: Pati kontakt fizik gjatë sulmit ndaj Arsovskës, por është gënjeshtër që e gjitha ndodhi para policisë

Toshkovski: Pati kontakt fizik gjatë sulmit ndaj Arsovskës, por është gënjeshtër që e gjitha ndodhi para policisë

Shkup, 11 korrik 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski thotë se gjatë sulmit ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, gjatë një inspektimi të ndërtimit të paligjshëm në komunën Çair të Shkupit, ka pasur sulm fizike, por se pretendimi se kjo ka ndodhur para anëtarëve të policisë është gënjeshtër dhe përpjekje e përsëritur për të manipuluar publikun.

Në një intervistë për televizionin Telma, ai thotë se Ministria e Punëve të Brendshme ka vepruar në dy raste dhe se janë hapur procedura disiplinore kundër nëpunësve të policisë për rastet e raportuara nga Arsovska, por theksoi se pavarësisht se u thirr në polici për të raportuar, ajo refuzoi të vinte, dhe në të njëjtën kohë postoi në rrjetet sociale. sa/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR