• e premte, 20 dhjetor 2024

Toshkovski: Përkrahje për njësitet speciale për shkak se ata janë shtylla e parë e mbrojtjes dhe ruajtjes të sovranitetit të shtetit

Toshkovski: Përkrahje për njësitet speciale për shkak se ata janë shtylla e parë e mbrojtjes dhe ruajtjes të sovranitetit të shtetit

Shkup, 26 prill 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot ka qëndruar në një vizitë pune në Njësinë për Pozicionim të Shpejtë dhe Njësinë për Trajnim dhe Mbështetje, të cilat janë të vendosura në Qendrën Policore Gjorçe Petrov.

Në kuadër të vizitës, ministri bëri një mbikqyrje të shkurtër të Qendrës, vizitoi dhomën përkujtimore të NJPSH-së dhe zhvilloi një takim pune me udhëheqësinë më të gjerë të të dy njësive.

“Nga komandantët e dy njësiteve u inrmova me strukturën dhe fushëveprimin e punës së tyre dhe në këtë drejtim NJPSH-ja është një njësi që vepron kryesisht për vendosjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë garave sportive, manifestimeve publike dhe demonstratave masive, duke u ballafaquar me banada të armatosura kriminale dhe ekstremiste në zonat malore dhe rurale, gjatë arrestimit të personave të rrezikshëm, si dhe u ofronte ndihmë njësive tjera organizative në Ministrinë e Brendshme, si dhe të institucioneve të tjera. Gjithashtu u theksua problemi me trendin e zvogëlimit të numrit të pjesëtarëve të Njësisë dhe zvogëlimin e interesit për punë, gjë që në të ardhmen mund të vërë në pikëpyetje nivelin e lartë të efikasitetit në punën e tyre. Nga pikëpamja e pajisjeve duhet kontinuitet në blerjen e pajisjeve dhe automjeteve që kanë munguar në periudhën e fundit”, nënvizoi ministri Toshkovski.

Siç qëndron në kumtesën e sotme të MPB-së, sa i përket NJTP-së, ky Njësit përbëhet nga 3 batalione që përbëhen nga policë të rregullt nga sektorët e punëve të brendshme. Fusha e punës së tyre është kryesisht në rastet e shkeljes në shkallë të gjerë të rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimit të mbështetjes dhe kryerjes së trajnimeve për njësitë e tjera organizative në Ministri.

Ministri Toshkovski shprehu mirënjohjen e tij për profesionalizmin që treguan në kuadër të zgjedhjeve dhe që na mundësuan të kemi një ditë të sigurt të zgjedhjeve dhe theksoi se në të ardhmen gjithmonë do t'i mbështes njësitë speciale sepse ato janë shtylla e parë për mbrojtjen dhe ruajtjen e sigurisë dhe sovranitetit të shtetit. mb/

Foto: MPB 

QËNDRONI TË LIDHUR