• e shtunë, 29 qershor 2024

Toshkovski për vizitë në Qendrën e trajnimit në Idrizovë dhe pikën e re të paralajmëruar për dokumente personale

Toshkovski për vizitë në Qendrën e trajnimit në Idrizovë dhe pikën e re të paralajmëruar për dokumente personale

Shkup, 16 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme në qeverinë teknike, Pançe Toshkovski sot ka inspektuar aktivitetet që janë duke u zhvilluar në drejtim të hapjes së pikës së re për fotografim dhe dhënie të dokumenteve personale, e cila do të funksionojë në kuadër të Qendrës së trajnimit në Idrizovë. 

"Kjo pikë do ta lehtësojë dukshëm procesin dhe do t'u mundësojë banorëve të vendbanimeve përreth në lidhje me kërkesat e tyre për dokumente personale", theksoi Toshkovski gjatë vizitës së sotme në Qendrën e trajnimit të MPB-së.

Në takim, siç informojnë nga shërbimi për shtyp i MPB-së, Toshkovski nga udhëheqësia e Qendrës së Trajnimeve u njoftua në detaje për mënyrën e funksionimit dhe aktivitetet që janë duke u zhvilluar në vetë Qendrën.

Nga Ministria kumtojnë se Qendra e trajnimit është e akredituar përmes IADLEST nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aktualisht është në proces riakreditimi. Në këtë drejtim, ministri Toshkovski inspektoi përmbushjen e standardeve nga të cilat varet riakreditimi, shumica e tyre varen nga përmbushja e kapaciteteve materialo-teknike, të cilat sipas standardeve duhet të jenë në nivel të lartë që të përmbushen. Këtu përfshihen ambientet akomoduese, klasat, poligonet e qitjes, palestrat, numri i pjesëmarrësve/kandidatëve në ekipet e trajnimit, metodat e mësimdhënies, burimet njerëzore, etj.

Gjendja që është konstatuar nuk është plotësisht e kënaqshme, por ministri Toshkovski theksoi se duhet të bëhen përpjekje maksimale për të përmbushur standardet. Në këtë drejtim, ministri konfirmoi se deri më tani kanë përfunduar të gjitha procedurat ligjore për fillimin e rindërtimit të Qendrës së Trajnimeve, por sipas dokumentacionit të paraparë është e nevojshme të kryhen punime shtesë rindërtuese për të evituar problemet e hasura të mos përsëriten në të ardhmen", theksojnë nga MPB-ja dhe plotësojnë se Teshkovski gjithashtu ka theksuar se "nevojitet zgjidhje urgjente për statusin e trajnerëve të rregullt në Qendrën për trajnime". ls/

Foto: MPB

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR