• e premte, 05 dhjetor 2025

Toshkovski: Numrat tregojnë në zvogëlim të krimit, maksimalisht do të përkushtohemi në zvogëlimin e shkeljeve në trafik

Toshkovski: Numrat tregojnë në zvogëlim të krimit, maksimalisht do të përkushtohemi në zvogëlimin e shkeljeve në trafik

Kumanovë, 31 korrik 2025 (MIA) - Policia maksimalisht është e përkushtuar në sigurinë dhe po zbaton disa aksione operative, ndërkaq në mënyrë shtesë gjatë fundjavës së ardhshme festive, masa të përforcuara të sigurisë do të ketë në qendrat turistike në shtet, tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili sot e vizitoi vendkalimin kufitar "Tabanoc" dhe e promovoi fushatën parandaluese "Sigurt në verë - ngisni të pushuar".

"Ministria e Punëve të Brendshme po vepron në disa aksione operative, të cilat i ka në ambient të hapur. Kemi aksion operativ 'zjarr' dhe 'qytet i sigurt". Po veprojmë në mënyrë intensive në vazhdimësi sipas disa aksioneve operative dhe gjithsesi në kuadër të aktiviteteve të përditshme policore që i kemi. Maksimalisht jemi të përqëndruar, të përkushtuar në terren në pajtim me kushtet dhe kapacitetet të cilat i kemi", deklaroi ministri i Punëve të Brendshme.

Ai tha se krahasuar me vitet e kaluara, puna në vendkalimet kufitare është përmirësuar, numri i krimeve të përgjithshme është ulur dhe siguria në Maqedoni të Veriut është përmirësuar.

"Numrat janë në favor të asaj se krimi po zvogëlohet. Numrat janë në favor të faktit se gjithçka që bëjmë po jep rezultate dhe unë jam në përgjithësi i kënaqur me punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, respektivisht punën e oficerëve të policisë dhe stafit drejtues të MPB-së, dhe e gjithë kjo është vlerësuar pozitivisht nga qytetarët", tha Toshkovski.

Ministri i Punëve të Brendshme nuk është i kënaqur me pjesën e shkeljeve në trafik, duke vërejtur se numri i tyre është i lartë, si numër për sa i përket viktimave, vitin e kaluar dhe nga fillimi i këtij viti. Ai njoftoi se do të përqendrohen sa më shumë që të jetë e mundur në zbatimin e "sejf sitit".

Lidhur me fundjavën e ardhshme festive, do të ketë masa të përforcuara në Ohër, Strugë, Dojran, Krushevë, ku është festimi. Duke u përqëndruar në "sejf siti", Toshkovski tha se fillimisht projekti do të zbatohet në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, përgjatë korridoreve 8 dhe 10, më vonë në të gjitha qendrat më të mëdha, të gjitha pjesët më të rëndësishme dhe do të përfundojë në tërë vendin. Mbikëqyrja me video është e nevojshme jo vetëm për kontrollin e shkeljeve në trafik, theksoi Toshkovski, por edhe në aspekt të punës së rregullt kriminale të MPB-së dhe Byrosë për siguri publike. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR