• e hënë, 23 dhjetor 2024

Toshkovski: Nëse është prioritet dhe në interes të qytetarëve do të marrë pjesë në seancën e Qeverisë

Toshkovski: Nëse është prioritet dhe në interes të qytetarëve do të marrë pjesë në seancën e Qeverisë

Shkup, 29 janar 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike, Pançe Toshkovski deklaroi se do të marrë pjesë në seancën e Qeverisë të udhëhequr nga Talat Xhaferi nëse është prioritet për qytetarët dhe se ky qëndrim i tij nuk bie ndesh me deklaratën e liderit të partisë së tij Hristijan Mickoski se ministrat nga partia e tij nuk do të raportojnë para kryeministrit teknik Xhaferi dhe nuk do të shkojnë në mbledhjet e qeverisë.

"Nëse është prioritet pjesëmarrja në një seancë të Qeverisë - po, do të marr pjesë. Nëse është prioritet të menaxhohet puna e MPB-së, në kuadër të këtij institucioni do ta menaxhoj këtu. Nëse është prioritet të dal në terren dhe të jem në mesin e njerëzve, do të jem në terren, kështu që çdo gjë që është me prioritet dhe në interes të qytetarëve do ta zbatoj", theksoi Toshkovski në intervistën për emisionin “360 gradë” në TVM1.

Ai shpreson se do të kemi zgjedhje të ndershme dhe demokratike dhe se nuk do të kemi, siç tha, procedura të panevojshme siç ka pasur më parë. Lidhur me deklaratën e liderit të tij se “do të jetë tmerr dhe do të ketë shkulje flokësh”, Toshkovski tha se kryetari duhet të përgjigjet për qëndrimin e tij.

"Por bëhet fjalë për empirizëm, siç ka qenë deri tani. Në fund të ditës, propozimi ynë ishte edhe shfuqizimi i Qeverisë teknike sepse më parë ka rezultuar i pasuksesshëm", shtoi Toshkovski.

Sipas tij, gjatë zgjedhjeve të djeshme të qeverisë kalimtare në sallën e kuvendit ka pasur një atmosferë dhe energji negative dhe tha se edhe pse nuk ka qenë me ministrat e tjerë për një foto të përbashkët pas zgjedhjeve. Ai tha se askush nuk i është afruar për t'i thënë se duhet të fotografohet, por edhe po t'i kishin thënë tha se nuk do të kishte shkuar.

Ai nuk mendon se është propozuar për ministër teknik nga VMRO-DPMNE-ja për shkak të miqësisë me Mickoskin, por se posti i është besuar në bazë të përvojës së tij të madhe në fushën e drejtësisë dhe avokatisë dhe se pikërisht “sundimi i ligji është ai që aktualisht është plotësisht i deroguar". mb/

Foto: printskrin/ "360 gradë"

 

QËNDRONI TË LIDHUR