• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Toshkovski: Në fundjavë do të miratohen 20 mijë dokumente personale

Toshkovski: Në fundjavë do të miratohen 20 mijë dokumente personale

Shkup, 31 mars 2024 (MIA) - Në fundjavë do të miratohen rreth 20.000 kërkesa për lëshimin e dokumenteve personale, tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili sot vizitoi pikën për dokumente personale në stacionin policor Prolet në Shkup.

Siç kumtoi MPB, ministri Toshkovski,  falënderoi sinqerisht 40 të punësuar nga drejtoritë për punë administrative Kumanovë, Veles, Shtip dhe Tetovë, të cilët dje dhe sot, si dhe në fundjavat në vijim, do të ofrojnë përkrahje maksimale në procesin e miratimit të kërkesave për lëshimin e dokumenteve personale dhe falënderim edhe për të gjithë kolegët e tjerë nga DPA  që punojnë pa u lodhur ditë e natë në atë plan.

"Gjatë ditës së djeshme me forca të përbashkëta janë miratuar rreth 9.000 kërkesa për lëshimin e letërnjoftimeve për banorët e Shkupit, ndërsa llogaritet që nga sot të miratohen rreth 20.000 kërkesa", tha ministri Toshkovski, qëndron në kumtesë. sa/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR