• e diel, 22 dhjetor 2024

Toshkovski në Forumin ministror BE-Ballkani Perëndimor: U nënshkrua marrëveshje për bashkëpunim mes MPB-së dhe Komisionit në Rrjetin evropian për emigracion

Toshkovski në Forumin ministror BE-Ballkani Perëndimor: U nënshkrua marrëveshje për bashkëpunim mes MPB-së dhe Komisionit në Rrjetin evropian për emigracion

Shkup, 28 tetor 2024 (MIA) - Delegacioni i kryesuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot dhe nesër merr pjesë në Forumin ministror BE-Ballkani Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme, që po mbahet në Budvë të Malit të Zi.

Siç kumtojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, në forum foli Toshkovski, ndërsa tema kryesore të bisedimeve në forum janë lufta kundër krimit të organizuar transnacional dhe tregtisë ilegale me drogë dhe njerëz, emigracionit, azilit dhe menaxhimit të kufijve - BE plani i aksionit për Ballkanin Perëndimor.

Në kuadër të forumit, minsitri Toshkovski realizoi takim me eurokomisaren për punë të brendshme, Ilva Johanson, me ç'rast u nënshkrua Aranzhmani administrativ për vendosje të bashkëpunimit mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Komisionit në Rrjetin evropian për emigracion.

"Qëllimi i Rrjetit evropian për emigracion është t'i përmbushë nevojat për informata për emigracion dhe azil të institucioneve të Unionit dhe të autoriteteve dhe institucioneve të vendeve anëtare, përmes sigurimit të informatave të prëditësuara, objektive, të besueshme dhe krahasuese për emigracionin dhe azilin, me qëllim të mbështetjes në krijimin e politikave në BE për këto sfera. Ky aranzhman shërben si dokument zyrtar me të cilin konfirmohet inkuadrimi ynë në rrjetin evropian të emigracionit të BE-së. Kjo parimisht do të thotë të sigurojë qasje të MPB-së drejt informatave të përditësuara, objektive, të besueshme dhe krahasuese të gjeneruara në kuadër të Rrjetit evropian për emigracion për situatën me azilin dhe emigracionin në vendet anëtare të BE-së, që janë lëndë e protokolleve për besueshmëri dhe ndarje të informatave sipas Rregullave për mbrojtje të të dhënave të Unionit", theksojnë nga MPB.

Shtojnë se Toshkovski theksoi se përfaqësuesit e Minsitrisë së Punëve të Brendshme në të ardhmen do të marrin pjesë në takimet e Rrjetit evropian për emigracion dhe duhet të kenë kompetenca në fushat e azilit dhe emigracionit, duke mbuluar aspekte të krijimit të politikave, drejtësisë, hulumtim dhe statistika.

Në sesionin e parë Toshkovski i prezantoi rezultatet e mira këtë vit në luftën kundër krimit të organizuar si shkatërrimi i grupit të organizuar kriminel të përbërë nga 13 anëtarë i cili ka organizuar kontrabandim të emigrantëve dhe pesë grupe kriminele nga fusha e tregtisë ilegale me drogë të cilët kanë vepruar në nivel ndërkombëtar, lokal dhe nacional dhe theksoi se vetëm qasja e unifikuar, e kooridnuar dhe strategjike është me rëndësi kyçe në luftën kundër këtyre kërcënimeve dhe vetëm me resurse të përbashkëta dhe vendosmëri të përbashkët, mund të bëhen hapa të konsiderueshëm në mbrojtje të popujve tanë, mbrojtjes së popullit tonë dhe sigurimit të drejtësisë.

Në sesionin e forumit për prëforcim të emigracionit, azilit he menaxhimit me kufijtë me BE - Plani i aksionit për Ballkanin Peërndimor, ministri Toshkovski në paraqitjen e tij e potencoi bashkëpunimin intensiv me FRONTEKS-in dhe fokusimin në projekte rajonale të financuara nga BE-ja të cilat janë të kahëzuara drejt përforcimit të kapaciteteve njerëzore, teknike dhe të tjera për menaxhim më efikas me kufijtë. ab/

Foto: МРB

QËNDRONI TË LIDHUR