• e enjte, 11 dhjetor 2025

Toshkovski në Bruksel: Maqedonia e konfirmon përkushtimin në luftën kundër kontrabandimit të migrantëve

Toshkovski në Bruksel: Maqedonia e konfirmon përkushtimin në luftën kundër kontrabandimit të migrantëve

Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot në Bruksel mori pjesë në Konferencën e Dytë Ndërkombëtare të Aleancës Globale për Luftimin e kontrabandës së migrantëve - një forum i rëndësishëm global që bashkon partnerët në adresimin e një prej sfidave më serioze të sigurisë transnacionale.

Siç informoi MPB, në emër të Maqedonisë, ministri Toshkovski mbështeti Deklaratën e Përbashkët të Aleancës, duke riafirmuar kështu angazhimin e fortë të vendit për parandalim të shtuar dhe një përgjigje më efikase institucionale ndaj kontrabandës së migrantëve. Kjo, siç u tha, është një konfirmim i rëndësishëm i rolit të Maqedonisë si një partner aktiv dhe i besueshëm në përpjekjet globale për të luftuar krimin e organizuar.

Në kuadër të konferencës, ministri Toshkovski realizoi takim dypalësh me komisarin evropian për punë të brendshme dhe migrim Magnus Bruner.

"Bisedat u fokusuan në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë, si dhe në vlerën e politikave të koordinuara evropiane në pjesën e menaxhimit me kufijtë", qëndron në kumtesë.

Në margjinat e konferencës ministri Toshkovski u takua edhe me Suzane Rab, drejtoreshë e sapozgjedhur e përgjithshme në Qendrën Ndërkombëtare për Zhvillim të Politikës Migruese (ICMPD), me të cilën bisedoi për sfidat migruese aktuale dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit të ardhshëm.

Ministri Toshkovski realizoi edhe takim me ministrin e Punëve të Brendshme dhe Kontroll të Narkotikëve të Pakistanit, Mohsin Raza Nakvi.

Në takim u bisedua për përforcimin e bashkëpunimit dypalësh të sigurisë, i cili duhet të formalizohet në periudhën e ardhshme përmes nënshkrimit të Memorandumit për Mirëkuptim mes dy ministrive.

MPB informon se pjesëmarrja e Maqedonisë në punën e Aleancës Globale për Luftë kundër Kontrabandimit të Migrantëve edhe njëherë e thekson rolin e shtetit si partner aktiv dhe kredibil që kontribuon drejt sigurisë evropiane dhe globale. sa/

Foto: MPB 

QËNDRONI TË LIDHUR