Toshkovski: Mashtrime telefonike me gjoja fatkeqësi rrugore, gjithnjë e më shumë po targetohen qytetarët më të moshuar, viktimat ta çkyçin telefonin dhe të paraqesin në MPB
- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot përmes videos së publikuar në profilin e tij në Fejsbuk theksoi se mashtrime telefonike me gjoja fatkeqësi rrugore gjithnjë e më tepër targetojnë qytetarë më të moshuar. Përgjegjësi e jona e përbashkët, theksoi ai, është t'u tregojmë se si t'i njohin dhe të mbrohen.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:32, 20 gusht, 2025
Shkup, 20 gusht 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot përmes videos së publikuar në profilin e tij në Fejsbuk theksoi se mashtrime telefonike me gjoja fatkeqësi rrugore gjithnjë e më tepër targetojnë qytetarë më të moshuar. Përgjegjësi e jona e përbashkët, theksoi ai, është t'u tregojmë se si t'i njohin dhe të mbrohen.
"Është shumë me rëndësi qytetarët e Maqedonisë së Veriut të dinë se nëse çfarçdo lloj situate të ndodhë të jenë të thirrur në telefon, nga ana e ndonjë kinse inspektori, polici, mjeku, gjykatësi e kështu me radhë, në rast të tillë nuk duhet të vazhdojnë komunikimin me të. mashtruesit dëshirojnë tërë kohën ta mbajnë viktimën në telefon, nuk e lejojnë, praktikisht gjatë tërë kohës ofrojnë informata të këqija për më të afërmit e tyre për ta mbyllur telefonin", tha Toshkovski, gjatë pjesëmarrjes së sotme në Pogramin e mëngjesit në TVM.
Ministri i këshilloi viktimat të mos vazhdojnë komunikimin kur do të dyshojnë se bëhet fjalë për mashtrim.
"Duhet ta çkyçin telefonin dhe menjëherë të nioftojnë në 112, të paraqiten në numrin 112 i cili është në Qendrën për menaxhim me kriza dhe do t'i kahëzojë në MPB pasi që të tregojnë se dyshojnë për mashtrim ose drejtpërdrejtë të paraqiten në 192 në MPB dhe të informojnë se dyshojnë për ndonjë mashtrim të caktuar, oas çka do të kontaktohen inspektorët të cilët punojnë në MPB, do të vijnë në vendin e ngjarjes dhe do të vazhdojnë më tej me veprime adekuate në drejtim të ndriçimit të rastit konkret. Do të thotë. këshilla është kursesi të mos e vazhdojnë komunikimin kur do të dyshojnë se bëhet fjalë për mashtrim", theksoi ministri Toshkovski. ab/
Foto: Printskrin nga video