• e premte, 05 dhjetor 2025

Toshkovski: Maqedonia është shumë më e sigurt se sa ishte para dy viteve, për këtë flasin numrat, qytetarët dhe faktet

Toshkovski: Maqedonia është shumë më e sigurt se sa ishte para dy viteve, për këtë flasin numrat, qytetarët dhe faktet

 Shkup, 16 korrik 2025 (MIA) - Maqedonia është shumë më e sigurt se sa ishte para dy viteve, për këtë flasin numrat, qytetarët dhe faktet, ndërsa opozita normalisht do të japë deklarata siç bën dhe  normalisht do të akuzojë, sepse kjo është puna e saj, thotë Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

Lidhur me akuzat nga opozita se është shkelur siguria, Toshkovski porositi se do të ishte mirë kur opozita akuzon të bëjë një krahasim me atë të mëparshmin dhe të perceptojë realisht faktet. 

 "Do të ishte mirë nëse do të kishte vlerë të shtuar në atë që po e bën opozita, të mës jetë vetëm paushalle dhe të mos jenë vetëm akuza të zbrazëta për të qenë në transmetim, por kjo është puna e tyre dhe le të vlerësojnë se si do të vazhdojnë", deklaroi Toshkovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas nënshkrimit të një memorandumi për bashkëpunim me Kryqin e Kuq.

 I pyetur rreth vrasjes në Batincë dhe nëse ka më shumë informacione, duke qenë se është vrasja e dytë brenda një viti, Toshkovski tha se MPB po vepron  në pjesën në atë që e ka si informacione, se hetimi është ende në vazhdim dhe kur të ketë informacione shtesë, do t'i ndajë me publikun.

"MPB e zbardhi rastin nga perspektiva e autorit dhe veprimet e ndërmarra. Po veprojmë drejt identifikimit të lokacionit të autorit dhe nuk do të doja të hyja në më shumë detaje. Nuk do të jemë në gjendje të jap më shumë informacione në publik sesa ato që ju tash në lidhje me rastin konkret", tha Toshkovski. 

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR