Toshkovski: Institucionet më në fund do të çlirohen nga njerëzit që keqpërdorën shtetin për interesat e tyre personale
- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në platformën “100% të përkushtuar për ty” me temën “Fokusi në drejtësi, siguri dhe mbrojtje” sot në Qeveri tha se në këtë periudhë të shkurtër sa është ministër, dëshmoi se rastet me interes të lartë do të procedohen konform procedurës së përcaktuar ligjore dhe se më në fund kriminelët do të jenë aty ku e kanë vendin.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:22, 14 nëntor, 2024
Shkup, 14 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në platformën “100% të përkushtuar për ty” me temën “Fokusi në drejtësi, siguri dhe mbrojtje” sot në Qeveri tha se në këtë periudhë të shkurtër sa është ministër, dëshmoi se rastet me interes të lartë do të procedohen konform procedurës së përcaktuar ligjore dhe se më në fund kriminelët do të jenë aty ku e kanë vendin.
Toshkovski foli për aksionet gjithëpërfshirëse të ndërmarra nga ana e MPB-së në periudhën e kaluar nën udhëheqjen e Prokurorisë për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë.
"Një nga gjërat pozitive që duhet të theksoj në MPB është se ende ka njerëz që e duan Maqedoninë dhe njerëz të cilët janë profesionistë dhe duan të punojnë për interesat e shtetit. Dhe kjo është ajo që duhet të jetë sinjal pozitiv për qytetarët e Maqedonisë, gjegjësisht me punë profesionale, të ndershme dhe të përkushtuar. Ne kemi dëshmuar se edhe në këtë periudhë të shkurtër kohore, çështjet me interes të lartë do të procedohen në mënyrë të duhur në kuadër të një procedure të përcaktuar me ligj dhe më në fund kriminelët do të jenë aty ku e kanë vendin dhe institucionet do të lirohen nga njerëzit që nuk i bëjnë mirë këtij vendi dhe të cilët e keqpërdorin këtë vend për interesat e tyre personale", ka thënë Toshkovski.
Ministri theksoi se me ardhjen e tij në detyrë ka konstatuar, siç tha, "katastrofë në funksionimin e ministrisë para së gjithash nga aspekti i funksionimit të ministrisë".
"Ajo që konstatova ishte një fatkeqësi nga shumë aspekte, nga funksionaliteti i punës së ministrisë, kushtet në të cilat ishim si ministri dhe kur pret një institucion kaq vendimtar në një gjendje të tillë si unë, është e vështirë të arrish rezultate reale që ju nevojiten për të rezultuar në një luftë kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar... Por për fat, mendoj se është e qartë edhe për publikun, ne kemi treguar se edhe në këtë periudhë të shkurtër kohore dhe me këto burime që kemi, kemi treguar se mund të shohim një rast shumë të mirë të kryer ku një gjykatës dhe një anëtar i Këshillit të prokurorëve publikë nuk janë më pjesë e sistemit të reketimit që e kanë ndërtuar institucionalisht shumë vite më parë dhe me një aktgjykim të formës së prerë nuk janë më pjesë e institucioneve dhe nuk do t'i zhvatin qytetarët e Maqedonisë në të ardhmen", ka thënë Toshkovski. qa/
Foto: printskrin